×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Peci: Fëmijët e mi po bullizohen në shkollë për shkak të mbiemrit

    Reporteri
    13 Korrik 2022 | 23:33
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se për shkak të disa raportimeve mediale në lidhje me mbiemrin Peci, fëmijët e tij po bullizohen në shkollë.

    Peci tha se stigmatizimi i fëmijëve të tij në shkollë është gjëja që e ka prekur atë më së shumti.

    “Më ka preokupu edhe që dy fëmijët e mij në shkollë kanë filluar të stigmatizohen për shkak se kujt janë dhe cfarë mbiemri mbajnë. Kjo është pjesa që më ka prek. Ky raportim medial i shtyjnë shokët ë shoqët e fmijëve të mij t’i përqeshin fëmijët e mi”, tha Peci.

    Tutje ai tregoi se nga e ka prejardhjen mbiemri i tij, e duke shtuar se mbiemri më i përdorur në Mitrovicë është mbiemri Peci.

    “Mbiemri Peci është pjesë e nënfisit Shalë. Mbiemëri më i përdor në Mitrovicë është mbiemri Peci. Mbiemri Peci përfaqëson një rajon të tërë, këtë rast përfaqëson tri fshatëra, Boletinin Zhazhën dhe Rahovën…Realisht Pec ka qenë edhe Isa Boletini, Ahmet Selaci, e Ukshin Kovaçica, për me bo me dije se njerëzit që e mbajnë këtë mbiemër janë tepër krenarë”, tha Peci në Kanal 10.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!