×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhjet lokale

    Faton Peci kandidat për Mitrovicën, Kurti: Sot është ministër në detyrë, në vjeshtë do të jetë kryetar

    Reporteri
    26 Qershor 2025 | 20:19

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se Faton Peci do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

    Përmes një statusi në rrjete sociale, Kurti e cilësoi Pecin si “ministrin më të suksesshëm të Bujqësisë” dhe një “bashkëpunëtor shembullor” gjatë qeverisjes së përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Guxo.

    “Fatoni e don shumë Mitrovicën e tij, e ai i duhet Mitrovicës sonë. Sot është ministër në detyrë. Në vjeshtë, Faton Peci do të jetë kryetar në krye të detyrës,” – shkroi Kurti.

    Ai tha se Peci, aktualisht bashkëkryetar i Partisë Guxo, ka mbështetjen e plotë të koalicionit qeverisës për garën në Mitrovicë, duke theksuar rolin e tij të spikatur në qeverisje dhe lidhjen e tij të ngushtë me qytetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!