Ish-zyrtari i LDK-së, tani i Listës “Guxo”, Faton Peci, ka thënë se nuk pret që ish partia e tij të rikthen besimin e qytetarëve, siç e kishte dikur.
Peci, që është aktualisht minister i Bujqësisë, ka thënë se LDK ka ndërruar kryetarin, por se nuk ka pasur deri tani ndonjë ndryshim.
“Ka ndërru një kryetar, por ka shumë punë për të kthyer besimin e qytetarëve. Për shkak se i ka shkelur parimet për çka LDK është njohur, e ka pasur një rezultat më të keqin pvr çka ekziston”, ka deklaruar ai në Kanal10, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se nuk ka një vlerësim për kreun e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“S’kam ndonjë vlerësim, nuk është bërë ndonjë ndryshim, për me rikthy besimin qytetarë do goxha kohë”, ka thënë Peci. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.