Pak minuta më parë, Gazeta Online Reporteri.net për bastisje nga Krimet Ekonomike në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Zyrën e Prokurimit.
Nga pamjet e siguruara nga Reporteri.net, Krimet Ekonomike u panë me disa dokumente në duar.
Menjëherë ka ardhur një reagim nga ai që udhëheq këtë ministri, Faton Peci.
Në Facebook ai ka publikuar një fotografi nga fshati Babaj i Bokës, ku Peci shfaqet i buzëqeshur në kohën kur Ministria e tij veçse u bastis.
Kjo bastisje vjen pak orë pas raportimit Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, pagoi 66 mijë euro për largimin e mobilieve që nuk ekzistonin në objektin ku më parë e kishte pasur selinë AAK-ja, në Ulpianë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.