Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Hashim Thaçi për çështjen veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, ka dënuar veprimin e mbrëmshëm të Prokurorit të Specializuar për të ndalimin për një orë të ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushatku.
Zyrën e Prokurori të Specializuar ai e ka quajtur si degë e prokurorisë së Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo po bëhet për të frikësuar ish-krerët e UÇK-së.
“Është akzivizuar prap dega e prokurorisë së serbisë -ZPS në ndjekje të udhëheqësve dhe luftëtarëve të UÇK-së dhe në fushatën për tentim të frikësimit të zërave liridashës! Dje Gjeneral Sylejman Selimi e sot Gjeneral Sami Lushtaku!”, ka shkruar Fazliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.