×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    FBI identifikon një 20-vjeçar të përfshirë në atentatin ndaj Trumpit në Pennsylvania

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 8:28

    Personi i armatosur që qëlloi ndaj ish-presidentit Donald Trump në një tubim të fushatës në Butler, Pennsylvania, të shtunën mbrëma është identifikuar nga FBI si 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, përcjell Reporteri.net.

    Crooks ishte nga Bethel Park, Pensilvani, rreth një orë në jug të Butler.

    Ai u vra nga një snajper i Shërbimit Sekret në tubim, thanë zyrtarët.

    “FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pennsylvania, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacione që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgoni foto ose video në internet në FBI.gov/butler ose telefononi 1-800-CALL-FBI.”, thuhet në deklaratën e FBI, shkruan CbsNews.

    “Ne nuk kemi aktualisht një motiv të identifikuar,” tha Kevin Rojek, agjenti i posaçëm i FBI Pittsburgh, në një konferencë të shtunën mbrëma.

    Hetuesit federalë thanë se personi i armatosur nuk kishte dokumente identifikimi, kështu që i bën ADN-në e atij për të siguruar identitetin e tij.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!