Federata e Futbollit të Serbisë i është drejtuar UEFA-s me një letër duke i kërkuar të ushtrojë presion Federatës së Futbollit të lejojë zhvillimin e garave të jashtëligjshme serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Në letrën e cila thuhet të jetë urgjente, Federata e Futbollit të Serbisë pretendon se “ne ju njoftojmë me shqetësim të madh se, në ditët e fundit, institucionet e përkohshme në Prishtinë, kanë bërë presion të jashtëligjshëm dhe jonjerëzor në klubet e futbollit… në Kosovë”, përcjell Reporteri.net.
“Institucionet në Prishtinë i frikësojnë lojtarët e futbollit dhe zyrtarët e sportit të etnisë serbe duke ua ndaluar stërvitjet në stadiumet e veta dhe organizimin e garave lokale”, thuhet në njoftim.
Tutje, ata bëjnë kërkesë që të ndihmohet me kohë që të “shmangen problemet” nga “veprimet ilegale te institucioneve të Prishtinës” duke harruar që FFK është certifikuar nga UEFA si institucioni i vetëm që bën organizimin e futbollit në Kosovë.
Në fundjavë, Policia e Kosovës ua ndaloi zhvillimin e garave klubeve serbe, të cilat nuk e njohin Federatën e Futbollit te Kosovës dhe duan të luajnë nën Federatën e Serbisë duke qenë pjesë e territorit të Kosovës.
Letra e Federatës së Serbisë drejtuar UEFA-s: