Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) kanë dënuar fuqishëm fushatën e partisë së kryeministrit në dorëheqje Albin Kurti ndaj gazetarëve dhe AGK-së. Sekretari Gjeneral i EFJ, Ricardo Gutierrez, ka thënë se EFJ e konsideron Kurtin bashkëpunëtor në veprime të tilla skandaloze.
EFJ në reagim thonë se sulmet ad-hominem ndaj gazetarëve janë përpjekje për t’i penguar ata dhe ngacmimi e frikësimi i tyre janë të denja për regjimet autoritare.
Për këtë sjellje, Gutierrez ka thënë se do të raportojnë edhe në Këshillin e Evropës, BE dhe Partinë e Socialistëve Evropianë.
“ #Kosova: Federata Evropiane e Gazetarëve – EFJ dënon fuqimisht fushatën e neveritshme të anëtarëve të partisë së Kryeministrit Albin Kurti. Ne e konsiderojmë atë bashkëpunëtor në këto veprime të skandaloze. Sulmi ndaj gazetarëve ad hominem është një përpjekje për t’i penguar ata të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë t’i shërbejnë të drejtës së qytetarëve të Kosovës për t’u informuar. Ky ngacmim dhe frikësim është i denjë për regjimet më të këqija autoritare. Ne nuk do të dështojmë ta raportojmë këtë sjellje të turpshme në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe Partinë e Socialistëve Evropianë. Turp për LV dhe z. Kurti!”, ka thënë Gutierrez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.