×
  • Lajme
  • Lajme

    Fehmi Kupina nuk arrin të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në rundin e parë të votimit

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 12:45

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar që ta zgjedh në rundin e parë të votimit kryesuesin e ri, kandidatin e pavarur, Fehmi Kupina.

    Në votim morën pjesë, 30 anëtarë, 10 prej tyre abstenuan, ndërkaq 20 votuan pro, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Votimi për zgjedhjen e kryesuesit po vazhdon në rundin e dytë.

    Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 27 shkurt në një seancë të të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!