×
  • Lajme
  • Lajme / Në rundin e tretë

    Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

    Reporteri
    14 Mars 2024 | 13:26

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur kryesuesin e ri.

    Me 22 vota për, Fehmi Kupina është zgjedhur  kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës, për të dytën herë në këtë pozitë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai tek në rundin e tretë të votimit ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.

    “Me të vërtetë sot ndihem me fat dhe krenar, qoftë si politikan apo si individ sepse për mua nuk ka nder e vlerësim më të lartë që mund të më bëhet sesa vlerësimi i qytetarit të Prishtinës.

    Sot zotohem para jush dhe para qytetarëve se do të vazhdoj të punoj për të mirën e përgjithshme dhe publike në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Do të jem i hapur për bashkëpunim me të gjithë”, ka thënë Kupina pas rizgjedhjes në këtë post.

    Kujtojmë se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, më 27 shkurt në një seancë të të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin.

    Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!