×
  • Lajme
  • Lajme / Administrata Trump

    Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA-së tani e tutje

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 13:19

    Pieter Feith, ish-përfaqësuesi i BE për Kosovën tha në një intervistë se klasa politike në Kosovës nuk duhet ta marrë të mirëqenë mbështetjen e SHBA nën drejtimin e Donald Trump.

    Feith u shpreh se administrata e re është duke parë interesin ekonomik mbi gjithçka tjetër dhe në këtë kuadër Serbia është shumë më tërheqëse sa i përket mineraleve që përbëjnë interes për të.

    “Kam një këshillë miqësore për klasën politike në Kosovë; mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë nga sot e tutje, gjërat kanë ndryshuar. Në dialogun me Serbinë, Serbia është tërheqëse jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA për shkak të mineraleve që përbëjnë interes për SHBA, që ditët e sotme po e sheh të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se duhet të mbetet fleksibël ku të jetë e nevojshme, sigurisht pa lëshuar interesin kombëtar të saj. Do ishte e mençur që të normalizojë sa më parë marrëdhëniet me Serbinë”, tha ai për euronews.al.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!