×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmija qëllon aksidentalisht me armë babain e tij në Gjilan

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 10:54

    Në fshatin Livoq të Ultë të Gjilanit ka ndodhur në incident me armë që ka lënë të plagosur një person.

    Sipas Policisë së Kosovës derisa një person ishte duke e pastruar armën e tij, nga pakujdesia dyshohet qe fëmija i tij që kishte qenë afër, ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.

    Personi i plaguar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa sipas Policisë së Kosovës arma ka qenë pushkë ajrore, për të cilët nuk ka pasur leje.

    Arma është sekuestruar nga Policia e Kosovës ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!