Në këtë ngjarje të rëndë humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.
Homazhet u mbajtën në hollin e Muzeut Historik Kombëtar.
Major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës u shpall “Dëshmor i Atdheut”.
Atë e nderuan presidenti Meta dhe ministrja Xhaçka, si edhe figura të tjera të rëndësishme të politikës në vend.
Ndërsa para arkivolit të pajetë ishin edhe tre fëmijët e major Tanushaj.
Sot në Shqipëri është shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt janë ulur në gjysmështizë.








