×
  • Lajme
  • Lajme

    Feministet e shpallin “non-grata” Eman Rrahmanin: Nëse s’keni uterus, msheleni gojën

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 20:31
    Porosia e Kolektivit Feminist për deputetin e Kuvendit, Eman Rrahmani

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nëpërmjet një reagimi publik kanë kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe të tjerë deputetë që dolën kundër Ligjit për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar, duke ju thënë se “nëse s’keni uterus, msheleni gojën”.

    Në reagimin e KMVF thuhet se deklarimet e Rrahmanit janë kundër të drejtave dhe lirive të grave për riprodhim dhe sipas tyre legjitimojnë shtypjen e grave dhe cenimin e të drejtës që ato të vendosin për trupat e tyre.

    “Vizioni patriarkal i Rrahmanit ka nxitur gjuhë urrejtjeje ndaj Sarandës dhe grave anembanë Kosovës dhe kësaj duhet t’i vijë fundi”, thuhet në reagim.

    Ato, madje e kanë shpallur “non-grata” Rrahmanin duke thënë se nuk e dëshirojnë në Kuvend dhe se do t’i kundërvihen siç e quajnë ato “fallocentrizmit”

    “Ne sonte e shpallim Rrahmanin të padëshiruar në Kuvend dhe e paralajmërojmë atë dhe shokët e tij që ne do kundërvihemi fallocentrizmit të tyre e çdo tentative për të na shtypur dhe s’do ndalemi së thëni me zë të lartë që liria mbi trupin tonë na takon veç neve.”, thotë reagimi.

    Reagimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!