Policia në Ferizaj ka ndaluar një 29-vjeçar për tejkalim të shpejtësisë, shkruan Reporteri.net.
Në zonën 40 km/h, 29-vjeçari zhvilloi shpejtësi 93 km/h.
ndaj tij është shqiptuar gjobë 300 euro.
Komunikata:
Ndëshkohet shoferi për tejkalim shpejtësie në Ferizaj
Policia e stacionit në Ferizaj me datën 16.04.2025, rreth orës 20:58 ka ndaluar shoferin U. S., 29 vjeç, i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ne Ferizaj ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë të markës VW me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 93 km/h.
Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.
Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.
Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.