Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt bën të ditur se të premten në ora 23:45 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Rifat Berisha” në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje dhe lëndimit trupor.
Në lidhje me këtë policët e rendit, e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin J.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje dhe lëndime trupore ndaj bashkëshortes së tij Y.A ( F/K) e moshës 27 vjeçare e cila për ndihmë mjekësore ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.