×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizajasi vdes pasi bie nga kati i tetë i ndërtesës, policia jep detaje

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 11:16

    Një person ka vdekur pasi është rrëzuar nga kati i tetë i një ndërtese.


    Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Ferizaj.

    Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani, Ferizaj, 08.08.2021-17:24.  Viktima mashkull kosovar, ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!