×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferki Shala: Shumë më rehat jam tani, se me jetën që kam bërë vite më parë

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 20:33
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, pasi kishte hyrë në fe dhe ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës nga një roker flokëgjate, kishte deklaruar se hitet e tij duhet të mos transmetohen në televizione.


    Por a është pishman për këtë deklaratë të bërë?

    Shala në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se ndoshta mënyra si e ka thënë ka dalë e ashpër.

    “Nuk bën me luajt me diçka që të shtin në zjarr, dhe mënyra si kam deklaruar ka dalë e ashpër dhe e rëndë. RTK-ja ku punojsha një kohë, e kanë bërë një respekt, kurrë asnjë këngë nuk e kanë lëshuar”, ka deklaruar Shala.

    Ai ka thënë se ndjehet më mire me jetën tani që e bën si më parë.

    “Unë nuk jam budall, nuk isha ik nga diçka që është e mirë, po të ishte mire atje do të isha ende, shumë më rehat jam, nuk krahasohet jeta ku kam qenë me jetën ku jam”, ka thënë Shala.

    Ai ka thënë se pasi u bë praktikues i fesë islame po ka më shumë vëmendje se vite më pare kur ishte tejet i njohur.

    “Me udhëzimin tim në islam, sa intervista me Ferki Shalën, derisa sa jam kanë në TNT s’di a kanë qenë 50”, ka deklaruar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!