Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, ka treguar si vendosi të lë jetën prej rokeri të famshëm dhe të hy në fe, duke kaluar në një jetë krejtësisht tjetër.
Ai ka treguar se xhumanë e pare e ka falur në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.
“Më duket muaji shkurt apo mars ka qenë, një kojshi tani jetojmë afër më takoi, dhe më tha a po vjen me mua dhe po e falim xhumanë bashkë. Unë i thash ku me shku në xhami me më pa, po vjen Ferkia. I kam pre floktë, i kam hek hekrat (stolitë), dhe e kam marrë 1 kapele, shkuam në Shipol dhe atje e kam falë xhumanë e parë”, ka thënë ish-vokalisti i TNT në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se është falur edhe në shtëpi, dhe me 2005 ka falë pesë vakte namaz.
“U falsha xhumave, pak naj namaz te shtëpia, me 15 korrik 2005 kam dale me 5 vakt namaz”, ka rrëfyer ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.