×
  • Lajme
  • Lajme

    Fermerit nga Suhareka i dëmtohen gjysma e vreshtave, thotë se komuna e la në “lloç”

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 20:20

    Reshjet e shiut në Suharekë iu kanë shkaktuar dëme të mëdha fermerëve në këtë komunë.


    Njëri nga ta është edhe Habib Elshani. i cili ka 7 hektarë të mbjella me vreshta.

    Elshani për Indeksonline ka treguar se nga reshjet i janë dëmtuar 50 për qind e tyre.

    Për shkak se herëve të tjera nuk i është kompensuar dëmi, Elshani është pesimist se edhe dëmet e ditëve të fundit do të i kompensohen.

    “Në qoftë se nuk merren masat, ne do kthehemi nga kemi ardhë, nga Zvicra. Kom ardhë me luftuar, me investuar dhe jam i zhgënjyer me mbrojtjen e investimeve”, tha ai

    Ai thotë se dëmi i shkaktuar kap vlerën 30 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!