Sot u përurua ura e fshatit Topanicë në komunën e Kamenicës, ku mori pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.
Lekaj theksoi se përfundimi dhe hapja e kësaj ure është kryer falë angazhimit të MIT-së dhe bashkëpunimit me komunën e Kamenicës, dhe se në këtë mënyrë janë plotësuar nevojat të cilat e bëjnë këtë vend dinjitoz.
Banorët e këtij lokaliteti siç duket i janë gëzuar tej mase ndërtimit të kësaj ure pasi ata kanë festuar me tupanë dhe kanë hedhur valle, çka e tregon një video e publikuar nga Kamenicapress, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se kjo urë me kosto prej 210 mijë eurosh, është përfunduar në kuadër të projekteve të nivelit qendror dhe si e tillë, luan një rol tejet të rëndësishëm për banorët e këtij fshati, ngase ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. /Reporteri.net/.