Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka bërë homazhe në Strellc, me rastin e përvjetorit të 17-të të vrasjes së komandantit, kolonel Tahir Zemaj, me djalin Enisin, si dhe kushëririn, Hasan Zemaj, ish kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Deçan, të vrarë më 4 janar 2003.
Sipas Rudit, vrasja e tyre është bërë nga dora e kriminelëve qe ende janë të lirë.
“Sot, ashtu është siç kishte dëshirë Koloneli, te bashkuar kujtuam veprën heroike te Tahir Zemajt. Edhe një here kërkojmë nga institucionet e shtetit, qe sa ma shpejt te zbulohen te gjitha vrasjet qe kane ndodhur gjate dhe pas luftës. Vrasjet politike janë plaga me e madhe për Kosovën. Pa zbulimin e tyre, liria e Kosovës nuk është e plotë. Lavdi hero i Kosovës, lavdi jetës dhe veprës së kolonel, Tahir Zemajt. Lavdi Enis e Hasan Zemaj”, ka shkruar Rudi.
https://www.facebook.com/fetah.rudi/posts/1510287265807229
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.