Gazetari Fidan Jupolli në emisionin e tij ka zhvilluar një bisedë imagjinare me kryeministrin Albin Kurti, ku flet për kritikat që ky i fundit i ka bërë gazetarëve.
“Më the Fidan pasi të bëhna kryeministër gazetarët nuk kanë me ju tut askujt, gazetarët nuk kanë me ju nënshtru askujt, kallxoj Besnik Bislimit dhe të tjerëve kush është Fidan Jupolli dhe nuk kam qef kryeministër me të parë kështu të nënshtruar, e më së paku me i kopju liderët e kaluar, ku janë të rrethuar prej servilëve, e prej njerëzve të këqinj ku i shkelin parimet e idealet, e “bashkëluftëtarët” e tyre politikë””, thotë Jupolli.
Ai vazhdon tutje ku thotë “kryeministër mos të pafsha në këtë derexhe, mos të pafsha këtu ku ke rënë”.
“Kryeministër liria e ëndërruar qysh e kemi fol nuk është kështu siç duket, këtë që është duke e bërë Besniku (Bislimi) është duke i kopjuar të tjerët. Kryeministër na të kemi votu e me ‘kthy’ atë shabllonin e vjetër politik, hiç prej meje, le të vjen keq prej gjakut të Astrit Deharit, Mon Balajt dhe shumë aktivistëve të tjerë që kanë besuar në kauzën tënde. Të fala Besnikut, e përfituesve, mos të pafsha në pozitën e përfituesve kryeministër”, thotë Jupolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.