Analisti Fidan Rama ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente dhe për ‘pazaret’ për të siguruar votat për pjesëmarrjen në votim.
Rama tha se Kurti ka qenë i zëshëm kundër Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj duke i akuzuar për kontrabandim të votave, por posa erdhi në pushtet veproj njëjtë.
“Kurti tregoi se nuk dallon prej të tjerëve për pushtetin dhe pozicionin”, tha Rama në emisioin “Politico”, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se Kurti ka akuzuar Haradinaj se e bëri qeverinë me një votë që e siguroi natën, dhe nga partia e kryeministrit e kanë akuzuar Adem Hoxhan si bashkëpunëtor të Serbisë, por kishin nevojë për votën e tij.
Kujtojmë se Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë presidente në rundin e tretë me 71 vota të deputetëve. / Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.