Mbrëmë është shënuar edhe një rast me koronavirus në Komunën e Istogut, duke e çuar në dy numrin e të infektuarve në këtë komunë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Komuna e Istogut ka bërë të ditur se po gjurmojnë të gjitha rastet e kontaktit të personit në mënyrë që të merren masat e duhura për parandalim të virusit.
“Komuna e Istogut, mbrëmë ka pranuar informatën nga IKSHPK-ja se tashmë është shënuar edhe një rast i infektuar me COVID-19 në komunën e Istogut.
Shtabi Emergjent Komunal janë duke ndihmuar IKSHPK-në që të gjurmojnë të gjitha rastet e kontaktit të personit në mënyrë që të merren masat e duhura për parandalim të virusit.
Komuna e Istogut bashkë me stafin e QKMF-së në Istog dhe Policinë e Kosovës janë duke përcjellë vazhdimisht situatën e krijuar në teren dhe janë duke u marr gjitha masat për parandalimin e pandemisë. Kryetari Komunës së Istogut, Haki Rugova uron shërim të shpejtë për të infektuarin. Apelojnë gjithë qytetarët që të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ju lutemi secilit të qëndroni në shtëpitë e juaja dhe të keni kujdes të shtuar.
Kujdes po, Panik Jo. “, thuhet në njoftimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.