Ka nisur seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademaj.
Seanca dëgjimore është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallë nuk janë lejuar mediat të marrin pjesë, shkruan Reporteri.net.
Raportohet se Naim Murseli i dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.
Pak para fillimit të seancës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një aksion simbolik para Pallatit të Drejtësisë.
Derisa Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj Murseli ka kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij.
Ai tha se vrasësit duhet që të kalben në burg teksa tha se asnjë grua tjetër nuk duhet që të vritet.
Ademaj në një postim në Facebook tha se shpresojnë që institucionet ta lejojnë zhvarrosjen e trupit të Liridonës për ta varrosur në vendlindjen e saj. Kërkesen e për zhvarrosjen e kanë dorëzuar tek prokuori i rastiti, i cili deri nesër do të ju kthej përgjigjje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.