×
  • Lajme
  • Lajme / Vrasja e Liridona Ademajt

    Fillon seanca ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, pa prezencën e mediave

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 10:31

    Ka nisur seanca dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë, për vrasjen e Liridona Ademaj.

    Seanca dëgjimore është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në sallë nuk janë lejuar mediat të marrin pjesë, shkruan Reporteri.net.

    Raportohet se Naim Murseli i dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.

    Pak para fillimit të seancës Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur një aksion simbolik para Pallatit të Drejtësisë.

    Derisa Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademaj Murseli ka kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij.

    Ai tha se vrasësit duhet që të kalben në burg teksa tha se asnjë grua tjetër nuk duhet që të vritet.

    Ademaj në një postim në Facebook tha se shpresojnë që institucionet ta lejojnë zhvarrosjen e trupit të Liridonës për ta varrosur në vendlindjen e saj. Kërkesen e për zhvarrosjen e kanë dorëzuar tek prokuori i rastiti, i cili deri nesër do të ju kthej përgjigjje.

     

    “Ma nalke telefonin, ish ulë hante e pinte”, vëllai i Liridonës tregon sjelljet e Naim Murselit në ditën pas vrasjes

    Vëllai i Liridona Ademajt i bën një thirrje publike institucioneve përmes llogarisë së tij në Facebook

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!