×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon “sezoni i dasmave” për Agim Bahtirin, hedh valle me surle e tupana

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 17:10

    Dëshmoi edhe një herë talentin e tij për vallëzim.


    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, jo rrallë herë ka treguar se di të kërcejë shumë mirë nën tingujt e muzikës popullore shqipe.

    Madje, tashmë njerëzit e dinë këtë talent të politikanit që shpesh është në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij.

    E sot duket se për Agim Bahtirin nisi “sezoni i dasmave”, që Kosovës i ka munguar shumë për shkak të pandemisë COVID-19.

    Pasi e lutën pak, i pari i Mitrovicës së Jugut nuk ngurroi që t’ia hedhë valles nën ritmin e surleve e daulleve.

    Ai vallëzoi derisa ishte pjesë e ceremonisë së përurimit të rrugës Bajgorë-Kovaçicë në Shalë të Bajgorës.

    Këtë moment e kapi kamera e Klan Kosovës, prandaj vallëzimin e Agim Bahtirit mund ta shihni në videon e mëposhtme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!