×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 10:32

    Presidentja Osmani e ka pritur në takim emisarin e e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.


    Takimi po mbahet në Kabinetin e Presidentes.

    Lajçak ka filluar vizitën e tij të mërkurën, ndërsa pas Kosovës ai do ta vizitojë Serbinë.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Lajçak është takuar edhe me politikanë të tjerë të Kosovës.

    Ai zhvilloi takime me kryeparalamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!