×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi Kurti-Mustafa, synohet arritja e marrëveshjes

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 15:51

    Ka filluar takimi mes kreut të VV-së, Albin Kurti he atij të LDK-së, Isa Mustafa, i cili po mbahet në Kuvendin e Kosovës.


    Mustafa ka mbërritur në Kuvend i shoqëruara nga Vjosa Osmani.

    Para se të hyj në Kuvend, kreu i LDK-së ka dekalruar se “Do mundohemi të arrijmë një marrëveshje”, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa kreu i VV-së, para nisjes për Kuvend ka deklaruar “Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”.

    Kujtojmë se Kurti e Mustafa edhe mbrëmë e parmbrëmë kanë zhvilluar takime për arritjen e marrëveshjes, por e vetmja për çka u dakorduan ishte për të pasur edhe një takim sot. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!