×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi mes Kryeministrit Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:07

    Ka nisur në Bruksel takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Paraprakisht, delegacionet e të dyja vendeve së pari u takuan me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

    Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiqit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, rifilloi.

    Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy krerët e dy shteteve u pajtuan që t’i vazhdojnë takimet.

    Siç njoftoi zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, bisedimet mes Kurtit dhe Vuçiqit do të përqendrohen në përparimin e arritur si dhe në hapat e mëtejmë në procesin e dialogut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!