×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon takimi, Presidenti Macron pret Kryeministrin Kurti në Paris

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 20:03

    Kryeministri i Kosovë Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Francë ku është pritur nga Presidenti Emmanuel Macron.


    Fokus i këtij takimi pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe rruga drejt integrimit Europian.

    Kjo është vizita e parë e Albin Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

    Kujtojmë se një ditë më parë, Kurti priti në një takim këshilltarin politik për Ballkanin e Presidentit Macron, Isabelle Dumont dhe ambasadoren Franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel.

    Temat e takimit ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon dhe botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimi evropian, si dhe bashkëpunimi dypalësh dhe thellimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!