×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon vaksinimi anti-COVID i personave mbi moshën 85 vjeçare

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 8:58

    Në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare.


    Vaksinimi do të bëhet edhe në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Gjilan dhe Prizren.

    Deri të martën mbrëma janë vaksinuar 3 181 persona.

    Ndërsa, për grupmoshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

    Personat e këtyre grupmoshave do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!