Procesi i vaksinimit kundër Covid-19 të mërkurën është duke vazhduar me të moshuarit të vendosur në shtëpitë e kujdesit dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në të gjitha komunat ku ka Qendra të tilla si Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë.
Gjithashtu, do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.
Vaksinimi ka filluar ditë më parë, ku fillimisht janë vaksinuar personeli shëndetësor, pastaj po vazhdon vaksinimi i të moshuarve nga 80 vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.