×
  • Lajme
  • Lajme

    Filmohet gjithçka, tre persona e rrahin shqelma policin në Fushë Kosovë, në fund ky e plagos njërin

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 17:47

    Një përleshje fizike ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Kosovë, ndërmjet Policisë dhe disa qytetarëve. Derisa Policia ka ndalur qytetarët, këta të fundit kanë sulmuar zyrtarët policorë.


    Express ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se qytetarët kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

    Si pasojë e përleshjes fizike, policia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qytetarëve të përfshirën në këtë rast, ku njëri ka mbetur i plagosur.

    Për këtë rast, deri më tani policia ka arrestuar dy të dyshuar.

    “Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar për Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka njoftuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!