×
  • Lajme
  • Lajme

    Filozofi i VV-së i quan të sëmurë zyrtarët e LDK-së

    Reporteri
    16 Dhjetor 2019 | 19:40

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, sot pasi takoi kryetarët e degëve tha se partia e tij i beson VV -së për kryeministër, dhe se këta të fundit duhet të i besojnë LDK-së për president.


    Kjo deklaratë e Mustafës ka ngjallure reagimin e filozofit të VV-së nga Tirana, Elvis Hoxha, thotë se kreu i LDK-së ka dy gabime që sipas tij janë perversitetit, shkruan Reporteri.net.

    Hoxha thotë se ky perversitet buron nga skizofrenia brenda LDK-së, ku drejtuesit e saj dëshirojnë lidhje me PDK-në, ndërsa baza me VV-në.

    Postimi i tij:

    Logjika e Isa Mustafës:

    – Ne po i japim besimin e kryeministrit të Kosovës, një gjë kaq e rëndësishme për Kosovën. Edhe Vetevendosja duhet të na japë besimin e presidentit, edhe pse nuk e japim emrin.
    Në këtë logjikë ka dy gabime, që janë të rendit të perversitetit. Po e them sërish, janë të rendit të perversitetit.

    1. Albin Kurtin kryeministër nuk e ka bërë LDK-ja. Albin Kurti nuk po bëhet kryeministër prej negociatave me LDK-në. Albin Kurtit ia ka dhënë postin e kryeministrit votimi i përgjithshëm i popullit të Kosovës.

    2. Emri i kryeministrit është Albin Kurti, pra është i hapur dhe jo sekret, ndërsa presidenti që kërkon LDK-ja nuk është as në listën e përcaktimeve të zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe për më tepër emri mbahet sekret, pra një president surprizë.

    Ky perversitet buron nga skizofrenia brenda LDK-së, ku drejtuesit e saj dëshirojnë lidhje me PDK-në, ndërsa baza me VV-në.

    https://www.facebook.com/ElvisHoxha2015/posts/1006890643002990

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!