×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Filozofi i VV-së’ Zizek, një fotografi pranë portreteve të diktatorit Stalin

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 16:16

    Profesori i filozofisë, Blerim Latifi ka postuar një fotografi të filozofit slloven, Slavoj Zizek teksa qëndron i shtrirë në krevat dhe mbi kokë ka një fotografi të diktatorit rus Stalin, e po ashtu edhe një statujë të tij afër krevatit. Ky filozof shihet si një frymëzim për krerët e Vetëvendosjes. Por, dashuria nuk është e njëanshme pasi edhe Zizek ka treguar se ka një simpati për politikat e Albin Kurtin dhe vetë atë si politikan, shkruan Reporteri.


    “Stalinin mbi kokë, afër kokës dhe në kokë. Edhe filozofia i ka hajvanat e saj!”, ka shkruar Latifi në këtë postim të tij, që në këto zgjedhje ishte kandidat i PDK-së për deputetë dhe ishte një kohë këshilltar i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

    Zizek është një filozof me pikëpamje majtiste dhe kontrovers në shumë raste. Si shembull, ai kishte rrëfyer vetë se nuk kishte shkuar në varrimin e prindërve.

    “Prindërit e mi nuk ishin të rreptë, por ishin nënçmues. Nuk më pëlqenin. Të dy vdiqën në spital natën dhe kur e kuptova këtë përmes telefonit të nesërmen në mëngjes, tanimë isha para kompjuterit tue punue”, tha ai për Guardian.

    Me tutje, filozofi shtoi: “Pyeta nëse gjithçka po behej nën përkujdesje, i falënderova ata që po merreshin me këtë punë dhe vazhdova. U ndjeva krejtësisht i ftoftë, diçka nuk shkonte. Nuk po e lartësoj veten për këtë.”

    Por nuk përfundon me kaq. Fotografia e fundit e tij ndoshta tregon se ai pa marrë parasysh veprimet e komunistëve, i përkrah ata. Joseph Stalin njihet si një prej diktatorëve famëkeq. Gjatë regjimit të tij disavjeçar në Bashkimin Sovjetik u vranë 20 milionë njerëz. Stalinin dikur e donin fort edhe në Shqipëri, në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!