Filozofi Blerim Latifi e ka komentuar aderimin e adhuruesit të presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, Mustafë Bajrami në Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Ai e ka përmendur një paralajmërim të filozofit francez francez Pascal Bruckner i cili thoshte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamik, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se tani edhe në Kosovë po shtrihet kjo alaencë. Por sipas Latifit në fotografinë që e ka publikuar Kurti me Bajramin duhet të hiqet flamuri shqiptar sepse nuk e ka vendin aty.
“Shumë vite më parë filozofi francez Pascal Bruckner paralajmëronte: Një aleancë e re ideologjike po lindë në botë, Islamo-majtizmi, aleanca e ateistëve të majtë me ekstremistët islamikë.Kjo aleancë është bashkim i urrejtjes që majtistët kanë për kapitalizmin perëndimor me urrejtjen që ekstremistët islamikë e kanë për vlerat kulturore të Perëndimit.Tani edhe në Kosovë kjo aleancë po shtrihet.Veç ky flamur duhet të hiqet nga kjo aleancë, se nuk e ka vendin aty.Ky flamur i takon veç kombit shqiptar dhe ëndrrës së tij perëndimore”, ka shkruar ai.