Finlanda do ta përkrahë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Kjo mbështetje erdhi nga ambasadori finlandez në Kosovë, Matti Nissinen.
Në një intervistë në transmetuesin publik, Nissinen tha se nën ombrellën e Këshillit të Evropës, Kosova duhet t’i mbrojë në mënyrë të veçantë pakicat.
“Finlanda i përkrah aspiratat e Kosovës në politikën e jashtme dhe kjo përfshin anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Kjo përkrahje mbetet e palëkundur nga ana e Finlandës. Kjo përfshin edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Ne, mbi të gjitha, këtë e konsiderojmë si çështje të të drejtave njerëzore dhe kjo është diçka që bëhet për njerëzit e vendit dhe për të drejtat e njeriut të popullit të Kosovës. Nën ombrellën e Këshillit të Evropës, Kosova do të jetë pjesë e regjimeve të të drejtave të njeriut dhe kjo është një gjë tejet e vlefshme e cila përfshin përgjegjësinë e veçantë për mbrojtjen e pakicave”, tha ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.