×
  • Lajme
  • Lajme

    “FIT” tregon fuqinë edhe në Hungari, marrin vendin e parë dhe dytë

    Reporteri
    15 Qershor 2019 | 12:37

    Policia e Kosovës me pjesëtarët e njësisë speciale elite “FIT “, tashmë të njohur si “NJSI”, edhe këtë vit kanë marr pjesë në garat ndërkombëtare të Njësiteve Speciale Cross Fit-it ( Sparta 300 ), që organizohen në shtetin e Hungarisë.


    Në këtë garë ndërkombëtare marrin pjesë shtete nga Evropa dhe Azia, ku NJSI, duke dëshmuar përgaditjet e larta profesionale dhe fizike, ka arritur që në garat ekipore të renditet e dyta, përderisa në garat individuale ka rezultuar e para.

    Policia e Kosovës edhe pse institucioni më i ri krahasuar me policitë tjera, po arrinë të triumfoj në shumë gara sportive në arenën ndërkombëtare.

    Policia e Kosovës në vazhdimësi do t’i kushtoj rëndësi të gjitha njësiteve të saj, që të vazhdojnë ngritjen dhe avancimin e tyre në mënyrë profesionale, duke përfshirë edhe shkathtësitë fizike.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!