×
  • Lajme
  • Lajme

    Fitore Pacolli e quan ministre me “tru peshku” Meliza Haradinajn

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 10:23

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, i ka reaguar Ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajt-Stubllës, e cila i bëri thirrje Vetëvendosjes që të mos e përdorin emërtimin “Republika e Serbisë”, duke iu referuar letrës që kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ia ka dërguar Presidentit Joe Biden.


    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Pacolli ka thënë se Ministrja ka “tru peshku” dhe se e njejta ka harruar se që nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.

    “Por, sot Ministres se ç’i paska shkrepur në mendje se shteti po u dashka të përfaqësohet me fjalën Republikë e simbole shtetërore. Eh, po mos e merrni seriozisht se kështu e ka kjo me të shkrepura. Nesër, Ministrja me tru peshku harron çfarë ka thënë e çfarë ka bërë”, ka shkruar Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!