Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithmonë reagon kur ”VV ja prish planet” dhe i sulmon këta të fundit.
‘’Nuk është e çuditshme që presidenti reagoi. Sa herë që VV ja prish planet ai reagon dhe na quan kriminel. Është reagim i pamatur pasi nuk duket që ai nuk është në gjendje të mirë mendore. Tani për tani duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore’’, thotë ajo.
‘’Ai e kaloi kufirin për të shkuar në Shqipëri. Ai është dashur të i nënshtrohet masave sic do qytetar vendi. Është dashur të lajmërojë protokollin e shtetit. Nga ajo që kam lexuar në raportin e policisë ai ishte ulur në ulësen e parë. Nuk ka rregulla që lejojnë të ulen personi VIP në ulëse të parë’, shton e njëjta.
“Të gjithë i dimë sulmet që i marrim si VV kur ua prishim planet kundër shtetit. Në të kaluarën janë munduar të na thonë se jemi organizatë terroriste”, përfundon Pacolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.