Yaneer Bar-Yam, fizikani amerikan që studion sfidat sociale përfshirë pandemitë, ka ndihmuar edhe Kosovën në luftën kundër koronavirusin.
Ai përmes një postimi në Twitter ka lavdëruar udhëheqësit qeveritarë për masat që kanë ndërmarrë, të cilat i quajti si të duhurat, njofton Klan Kosova.
“Kosova është duke ndërmarrë veprime në nivelin komunal me masa “të tepruara” në mënyrë të duhur për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit dhe të kthehet shpejt në normalitet, siç kemi rekomanduar. Bravo! Ata janë liderë! Jam i nderuar t’i ndihmoj”.
Yaneer Bar-Yam është një fizikan amerikan, shkencëtar i sistemeve dhe president themelues i Institutit të Sistemeve Komplekse të New England. Ai është autor edhe i disa librave.
Kosovo is taking action at the municipal level to appropriately “overreact,” to stop the outbreak, and to return to normal quickly, as we have recommended. Bravo! They are leading! I am honored to help. https://t.co/3odf11RDTT
— Yaneer Bar-Yam (@yaneerbaryam) April 15, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.