×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjolla Ujkani do të jetë deputetja më e re në moshë në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 11:11

    Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti është fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.


    Sipas rezultateve të KQZ-së, Vetëvendosja renditet e para me afro 26 për qind të votave, ku me gjasë pritet që kjo parti t’i ketë 30 ose 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës. E në mesin e këtyre 31/32 deputetëve, do të jetë edhe Fjolla Ujkani nga Vushtrria, e cila me shumë gjasë do të jetë edhe deputetja më e re e ligjislaturës së shtatë, shkruan Insajderi.

    Ujkani e cila ka kandiduar për herë të parë në zgjedhje, mësohet jozyrtarisht që ka arritur t’i mbledhë votat e mjaftueshme për të qenë deputete. Ajo është 22 vjeçare dhe ka diplomuar këtë vitë në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.

    Ndryshe, nga qyteti i Vushtrrisë, Vetëvendosje pos Ujkanit do të përfaqësohet edhe nga Gazmend Gjyshincën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!