×
  • Lajme
  • Lajme

    Flamuri i Kosovës dhe i Dardanisë, sërish në tubim të Vetëvendosjes

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 19:20

    Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubimin e saj në qytetin e Gjilanit, ku është pritur nga shumë qytetarë.


    Përveç flamurit ‘Kuq e zi’ që dominonte, disa qytetarë kishin marrë edhe flamurin e Kosovës dhe atë të Dardanisë.

    Kjo parti politike kishte marrë shumë kritika në fillim të fushatës pasi që në tubimet e saja mungonte flamuri i Kosovës. Por tash në tubimet e fundit po vërehet edhe flamuri i Kosovës.

    Kryetari i këtij subjekti e kishte quajtur flamurin e Kosovës ‘lara-lara’ dhe se nëse do të vinte në pushtet do të shikonte mundësinë që ta ndryshonte atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!