Shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Toronto, Donat Syla në një postim në profilin e tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë zyrtarisht në ceremoninë e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Izraelit në Kanada, me rastin e shënimit të Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.
Në këtë ceremoni, krahas flamujve të vendeve të tjera ka qenë i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë që Izraeli ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.
Postimi i plotë i përfaqësuesit të vendit tonë:
Sot isha i nderuar që të përfaqësojë Republikën e Kosovës në shënimin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit në Konsullatën e Përgjithshme të Izraelit në Toronto, ku isha i ftuar zyrtarisht nga shefja e misionit te Izraelit, shkelqësia e saj zonja Galith Baram.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj të shumtë anekënd botës, ashtu sikurse ndjeje gëzim të veçantë që flamuri ynë zë vend në mesin e shteteve tjera në shënimin e eventeve të tilla të rëndësishme zyrtare. ????
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.