×
  • Lajme
  • Lajme / Samiti në Zvicër

    Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të tjerë në Samitin e Paqes për Ukrainën

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 20:20

    Flamuri i Kosovës në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e Paqes për Ukrainën që do t’i zhvillojë punimet më 15-16 qershor.

    Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën dhe do të jetë në mesin e 100 liderëve nga mbarë bota.

    Sipas një njoftimi të Presidencës, Osmani në këtë samit do të “riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore”.

    Bëhet e ditur se Osmani do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale “për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!