×
  • Lajme
  • Lajme

    Flasin familjarët e të riut që u plagos nga policia serbe: E qëlluan me tre plumba

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 21:31

    Policia serbe, gjatë ditës së sotme ka plagosur rëndë Milazim Muratin nga fshati Gërbac i Komunës së Medvegjës.


    Lajmin për Reporterin e kanë konfirmuar familjarë të viktimës, të cilët kanë bërë të ditur se 34 vjeçari Murati, është plagosur rëndë në malin që ndanë Kosovën dhe Serbinë.

    Familjarët e Milazim Muratit kanë thënë për Reporterin se ai për momentin ndodhet në QKUK ku pritet ti nënshtrohet një operacioni. Ata kanë konfirmuar për Reporterin se në momentin kur Milazimi u plagos nga policia serbe kishte qenë duke punuar si roje pylli.

    Sipas familjarëve ai është qëlluar në tre vende në trup.

    Mësohet se drejt Milazimit ka shtënë një polic serb qe më herët kishte pasur probleme me të. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!