Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.
Të shtënat kanë ndodhur të premten, në orët e mbrëmjes.
Policia ka bërë me dije se shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, derisa dorasi ende nuk është kapur.
Nga familja e shoferit të vrarë thonë se nuk i dinë motivet që mund të kenë çuar deri te ky rast.
Një familjar i tij ka thënë për KTV-në se nuk janë në dijeni nëse i ndjeri ka pasur probleme me dikënd.
“Asni gjë, asni informatë nuk kem, ka ndodhë masakër. Askush nuk e di për çka u bë, kurrë nuk ka tregu për ndonjë konflikt, nuk mund të dyshojmë në askënd. Kurrë nuk ka thënë se ka pasë probleme”, tha një familjar i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.