Policia e Kosovës para pak çastesh ka konfirmuar kërcënimin me bombë që i është bërë sot Këshillit Gjyqësor në Prishtinë.
Zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes kanë thënë se bëhet fjalë për dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” të shënjestruar nga kërcënuesit, shkruan Reporteri.net.
Sipas policisë në të dy objektet është evakuuar i gjithë personeli, ndërkohë që ende nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.
“Për momentin nuk ka persona të dyshuar. Është vetëm një kërcënim që është bërë përmes një telefonate. Ne çdo lloj kërcënimi i marrim dhe i trajtojmë me seriozitet. Siç thashë i kemi të shënjestruara dy ndërtesa, ku janë evakuuar personeli. Policia e Kosovës do të del me një komunikatë gjithëpërfshirëse posa t’i ndërmarrim të gjitha hapat hetimor”, janë shprehur nga Policia e Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.